Gjuha:
Kėrko: 
 Faqja Kryesore
 Rreth Nesh
 Ēfarė Bėjmė Ne
 Projektet
 Partneriteti
 Tė Reja
 Njoftime
 Galeri
 Behu Donator
 Kontakt

ORGANIZATA GRUAJA NĖ ZHVILLIM SHKODĖR

Organizata Gruaja në Zhvillim Shkodër, filloi aktivitetin e saj në Mars 1997 dhe startoi si një lëvizje komunitare e inicuar nga Znj. Anila Trebicka Gurakuqi e cila u mbështet nga një grup grash intelektuale, duke e konsideruar këtë grupim si një mundësi për të punuar së bashku për çështjet e grave, fëmijëve, të rinjve dhe familjeve Shqiptare, si fillim në Veri të Shqipërisë dhe më pas me një shtrirje gjeografike më të gjerë.  

GZHSH është një organizatë me përvojë në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë; të drejtat e fëmijëve, grave, arsimimin jo-formal, shërbimet sociale, integrimin social dhe ekonomik të grupeve në nevojë, integrimin në punë të grave dhe të rinjve, edukim-ndërgjegjësim, lobim, avokim dhe rrjetëzim. 

MISIONI

Misioni i Organizatës Gruaja në Zhvillim Shkodër, është të kontribuojë në ngritjen e statusit politik, social, ekonomik dhe kulturor të gruas dhe familjes shqiptare, fëmijëve dhe të rinjve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve sociale, ekonomike, shëndetësore, nëpërmjet programeve dhe aksioneve advokuese, edukuese-sensibilizuese, integruese për të mundësuar ndërhyrje të qëndrueshme dhe për të kontribuar në mënyrë domethënëse në favor të balancës sociale dhe gjinore.

 

VIZIONI

Grua e Fuqizuar – Familje e Konsoliduar - Shoqëri e Zhvilluar


VLERAT E REFERIMIT
Aktivizimi, aftėsimi i individit dhe shoqėrisė mbi bazėn e solidaritetit njerėzor, ku individualiteti spikat dhe fuqizohet nė klimen e njė bashkėjetese aktive, ndėrvepruese, nė favor tė mirėqėnies sociale, tė drejtave tė njeriut dhe balancės gjinore.