Gjuha:
Kėrko: 
 Faqja Kryesore
 Rreth Nesh
Historia
Qėndrueshmėria
Organograma
 Ēfarė Bėjmė Ne
 Projektet
 Partneriteti
 Te rejat
 Njoftime
 Galeri
 Behu Donator
 Kontakt
Rreth Nesh


VIZIONI, MISIONI DHE VLERAT

VIZIONI

Grua e Fuqizuar – Familje e Konsoliduar - Shoqëri e Zhvilluar

MISIONI

Misioni i Organizatës Gruaja në Zhvillim Shkodër është të kontribuojë në ngritjen e statusit politik, social, ekonomik dhe kulturor të gruas dhe familjes shqiptare, fëmijëve dhe të rinjve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve sociale, ekonomike, shëndetësore, nëpërmjet programeve dhe aksioneve advokuese, edukuese – sensibilizuese, integruese për të mundësuar ndërhyrje të qëndrueshme dhe për të kontribuar në mënyrë domethënëse në favor të balancës sociale dhe gjinore.

VLERAT E REFERIMIT

Aktivizimi, aftësimi i individit dhe shoqërisë mbi bazën e solidaritetit njerëzor, ku individualiteti spikat dhe fuqizohet në klimën e një bashkëjetese aktive, ndërvepruese, në favor të mirëqënies sociale, të drejtave të njeriut dhe balancës gjinore.  

Karakteri thellësisht humanitar i organizatës, i jep asaj legjitimitetin e ekzistencës afatgjatë dhe të shtrirjes së pakufizuar në të gjitha shtresat e popullsisë.


ASETET INSTITUCIONALE

Organizata Gruaja në Zhvillim Shkodër, filloi aktivitetin e saj në Mars 1997 dhe startoi si një lëvizje komunitare inicuar nga Znj. Anila Trebicka Gurakuqi e cila u mbështetet nga një grup grash intelektuale, duke e konsideruar këtë grupim si një mundësi për të punuar së bashku për çështjet e grave, fëmijëve, të rinjve dhe familjeve Shqiptare, si fillim në Veri të Shqipërisë dhe më pas me një shtrirje gjeografike më të gjerë.  

Data e regjistrimit: Për herë të parë, Organizata është regjistruar më 22 Janar 1998 pranë Gjykatës së Shkodrës, dhe më pas është ri-regjistruar si Organizatë Jo Fitimprurëse, pranë Gjykatës së Tiranës, më dt. 16.03.2004, me numër vendimi 961, sipas ligjit të ri të OJF-ve, i cili obligonte çdo organizatë të ri-regjistrohej edhe një herë pranë Gjykatës së Tiranës .



-HISTORIA


-QËNDRUESHMËRIA

-ORGANOGRAMA