Gjuha:
Kėrko: 
 Faqja Kryesore
 Rreth Nesh
 Ēfarė Bėjmė Ne
 Projektet
 Partneriteti
 Te rejat
Tė Reja 2
Te reja 3
Te reja 4
 Njoftime
 Galeri
 Behu Donator
 Kontakt
Te rejat

Cikli i trajnimeve tė GTN-ve : Bashkėpunimi, koordinimi dhe fuqizimi i veprimeve lokale nė funksion tė zbatimit tė Ligjit 18/2017 Pėr tė Drejtat dhe Mbrojtjen e Fėmijės 16 Prill 2019


Orgaizata Gruaja në Zhvillim në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat 
dhe Mbrojtjen e Fëmijës organizoi në Bashkitë Malësi e Madhe dhe Pukë trajnimet 4 ditore për secilen nga këto dy bashki dhe trajnimin 1 ditor në Bashkinë Shkodër në mbështetje të zhvillimit dhe forcimit të sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës bazuar në ligjin 18/2017 Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës..

                                                                                               Lexo me shume


Aktivitetet ndërgjegjësuese me prindërit e e shkollave nëntëvjecare në Bashkinë Shkodër 12 Prill 2019


Organizata Gruaja në Zhvillim gjatë fundit te muajit mars dhe fillimit te muajit prill organizoi 
aktivitetet ndërgjegjësuese me prindërit e shkollave nëntëvjecare në Bashkinë Shkodër. Në bashkepunim të ngushtë me drejtoritë e shkollave “Gjergj Vatë Martini” në Velipojë, Adem Haxhija në Postribë; Qazim Mehja në Anë të Malit dhe Edit’h Durham në lagjen Mark Lulaj Shkodër prane ambjenteve te këtyre shkollave realizuam tetë aktivitete ndërgjegjësuse, dy ditore për secilën shkollë, me prindërit e këtyre shkollave....

                                                                                               Lexo me shume


Takimet e Grupit Teknik Ndërsektorial për Mbrojtjen e Fëmijëve 18 Mars 2019


“Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të o
rganizatave lokale të shoqërisë civile” është projekti i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri i cili është iniciuar dhe zbatohet në partneritet midis Fondacioni AVSI me Shoqatën Gruaja në Zhvillim Shkodër - GZHSH dhe Shoqatën Internacionale për Solidaritetin – SHIS....

                                                                                               Lexo me shume


Aktiviteti Prezantues i Projektit: Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të Organizatave Lokale të Shoqërisë Civile 17 Korrik 2018



Së bashku në një aventurë të re…Fondacioni AVSI, në partneritet me Shoqatën Gruaja në 
Zhvillim Shkodër - GZHSH dhe Shoqatën Internacionale për Solidaritetin - SHIS, realizuan Aktivitetin Prezantues të Projektit: “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të Organizatave Lokale të Shoqërisë Civile ”, financuar nga Bashkimi Evropian. ...

                                                                                               Lexo me shume


Zhvillimi i procesit të intervistimit dhe nxjerrjes së rezultateve  Janar 2018 / Development of interviewing process and outcomes January 2018



Përfaqësues të ndryshëm të komunitetit, me backgraunde të ndryshme, gjini dhe mosha të ndryshme, janë përfshirë në procesin e intervistimit për të bërë të mundur Vleresimin Gjinor në kuadër të Programit Women 2030. 
Së shpejti nëpërmjet takimeve do të kemi mundësi të ndajmë së bashku rezultatet dhe gjetjet e këtij vlerësimi. ...

                                                                                               Lexo me shume

Dita ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, pranë EUIC Shkodër Dhjetor 2017 / International day for Human Rights, in EUIC Shkodra December 2017

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, pranë EUIC Shkodër u zhvillua takimi me nxënës të shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Salo Halili”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të DAR Shkodër, Gruaja në Zhvillim dhe Gruaja tek Gruaja.

Ky takim filloi me shfaqjen e filmit “Faji është i qiellit” i autores shqiptare Ajola Daja dhe u pasua me një debat mes nxënësve dhe përfaqësuesve të OJF-ve dhe DAR...

                                                                                               Lexo me shume

Takim konsultativ në Malësi të Madhe për SDG-të nga perspektiva gjinore Nentor 2017/ Consultative meeting in Malesi e Madhe for SDG-s ine gender perspective November 2017

Takim konsultativ në Malësi të Madhe, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucineve lokale, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe aktorë të tjerë strategjikë për të diskutuar se si mund të përmirësohen politikat, planet dhe buxhetet për SDG-të nga prespektiva Gjinore. Gjithashtu për të diskutuar mbi cështjet shqetësuese dhe prezantimin e ideve dhe rekomandimeve që synojnë përmirësimin e cështjeve gjinore. ...

                                                                                               Lexo me shume

Trajnimi me temë “Qeverisja me pjesëmarrje. Advokacia dhe lobimi" Nentor 2017 / Training with subject 


Trajnimi me temë “Qeverisja me pjesëmarrje. Advokacia dhe lobimi” organizuar nga Organizata “Gruaja në Zhvillim Shkodër” në kuadër të projektit “Bëhu ZËRI i Komunitetit Tënd” i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri nëpërmjet projektit PACT, implementuar nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC)...


                                                                                               Lexo me shume

Tryezë e përbashkët për promovimin e qeverisjes së mirë në Malësinë e Madhe Tetor 2017

Gruaja në Zhvillim organizoi Tryezën e përbashkët në Koplik (Malësi e Madhe) në të cilën mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve lokale, përfaqësues të OJF-ve, qytetarë aktivë të komunitetit dhe grupe të ndryshme interesi për të diskutuar, për të forcuar urat e bashkëpunimit dhe për t’i dhënë zë Koalicionit Qytetar për promovimin e qeverisjes së mirë në Malësi të Madhe...

                                                                                               Lexo me shume

Takime me fokus grupe të ndryshme për fillimin e procesit të Vlerësimit Gjinor Tetor 2017  

Në kuadër të programit Women 2030, Gruaja në Zhvillim në fillim të procesit të Vlerësimit Gjinor në komunitet mbi cështjet e SDG-ve bëri të mundur takimet me grupet fokus të target grupeve të ndryshme si të rinj aktivë, përfaqësues të komunitetit Rom & Egjiptian, gratë rurale dhe pre-urbane dhe përfaqësues të organizatave që punojnë me cështjet gjinore...

                                                                                               Lexo me shume

Takime konsultative me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile Shtator 2017 / Consultative meetings with different stakeholders September 2017

Diskutojmë së bashku në takime konsultative individuale paraprake me hartuesit e politikave, përfaqësues të shoqatave si dhe partnerët strategjikë për të diskutuar se si mund të përmirësohen politikat, planet dhe buxhetet në favor të SDG-ve të para nga prespektiva Gjinore. .. 

                                                                                               Lexo me shume

 

 


 2   3   4