Gjuha:
Kėrko: 
 Faqja Kryesore
 Rreth Nesh
 Ēfarė Bėjmė Ne
Metodologjia
 Projektet
 Partneriteti
 Te rejat
 Njoftime
 Galeri
 Behu Donator
 Kontakt
Ēfarė Bėjmė Ne

ĒFARĖ BĖJMĖ NE?

Për realizimin e Misionit të saj, Gruaja në Zhvillim Shkodër, punon për hartimin dhe zbatimin e një sërë strategjish, projektesh, ofron shërbime për komunitetin, bashkëpunon për ngritjen e statistikave gjinore, statistikave sociale, punon për ngritjen dhe zbatimin  e politikave me perspektive gjinore dhe sociale në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar, organizon një sërë aktivitetesh për sensibilizimin dhe edukimin e publikut, seminare, trajnime, tryeza të rrumbullakëta, punë me mediat, etj.
Të gjitha këto i realizon me përkushtim, profesionalizëm dhe efektivitet edhe pse punon në terrene dhe komunitete mjaft të vështira.
Disa nga fushat e veprimit në mënyrë të përmbledhur ndër vite janë:

Lobim dhe Advokaci:

Tryeza të rrumbullakta, seminare, takime me institucione dhe aktorë lokalë, rajonalë dhe kombëtarë:
• Dialog me pushtetin lokal.
• Seminare dhe tryeza të rrumbullakta për edukimin dhe sensibilizimin mbi  fenomenin e trafikimit të grave dhe vajzave në zonat rurale dhe në komunitetin Rom e Egjiptian.
• Tryeza të rrumbullakta mbi edukimin dhe sensibilizimin, mbi fenomenin e trafikimit të të miturve në zonat rurale dhe në komunitetin Rom dhe Egjiptian.
• Të drejtat e Njeriut – Konceptet Bazë. Konventat mbi të drejtat e Fëmijëve.
• Problemet sociale të fëmijëve në proçesin e tranzicionit.
• Pjesëmarrja e gruas në vendimmarrje e politikë.
• Media dhe gruaja.
• Gratë mund t’ia arrijnë.
• Pozicioni i fëmijëve  dhe  grave në familjet e përfshira në fenomenin e gjakmarrjes. 
• PO jetës, JO gjakmarrjes.
• Gruaja dhe varfëria.
• Balanca Gjinore në Jetën Politike ~ Një domosdoshmëri për Shoqërinë Shqiptare.
• Anatomia e një dialogu.
• Trafikimi i grave, vajzave dhe fëmijëve në Veri të Shqipërisë. 
• Trajnimi për Trajnerë rajonalë anti- trafik, etj.




 



Ngritje e kapaciteteve dhe edukim-sensibilizim

Seminare trajnuese ofruar stafit,organizatave partnere, grupeve të synuara etj.
• Seminare edukuese dhe sensibilizuese në komunitet për parandalimin e fenomenit të trafikimit në zonat      rurale 
• Parandalimin e fenomenit të trafikimit  në komunitetin Rom
• Trajnime me të rinjtë, fëmijët dhe gratë mbi: Të drejtat e Njeriut – Konceptet Bazë, Konventat mbi të          drejtat e Fëmijëve
• Të drejtat ekonomike dhe juridike të gruas
• Nevoja për një shoqëri të balancuar nga pikëpamja gjinore
• Marrëdhëniet ndërmjet familjes dhe profesionit në jetën e gruas në Shqipëri
• Filozofia e ligjit mbi Shërbimet Sociale
• Implementimi i Strategjisë Kombëtare të Shërbimeve Sociale.
• Komisionimi dhe Kontraktimi.
• Siguri dhe Cilësi e Zhvillimit të Standarteve të Përkujdesit Shoqëror
• Si të vendosim partneritet efikas. Menaxhimi i partneriteteve
• Të punosh në një skuadër
• Menaxhimi i konflikteve 
• Plani i veprimit dhe rëndësia e zbatimit të tij
• Migrimi dhe problemet sociale që ai mbart
• Divorci, një problem shoqëror në realitetin tonë
• Dhuna dhe llojet e saj
• Droga dhe HIV/AIDS
• Fenomeni i Trafikimit të Qënieve Njerëzore dhe lufta kundër këtij  fenomeni
• Përfshirja komunitare si pjesë e Zhvillimit Social
• Qendrat Komunitare dhe Forcimi i Komunitetit 
• Standartet dhe praktikat e BE për ekuilibrin e përgjegjësive ndërmjet  punës dhe familjes
• Kujdestaria ndaj Fëmijëve
• Trajnime për  ngritjen e kapaciteteve  mbi   mirërritjen e fëmijëve 
• Trajnime për  ngritjen e kapaciteteve  mbi   standartet e shërbimeve  sociale
• Problemet sociale të fëmijëve në proçesin e tranzicionit në shoqërine  tonë, etj.



 



Shërbimet e ofruara për gratë, fëmijët, të rinjtë dhe familjet me probleme të rënda ekonomiko-sociale:

• Asistencë mjekësore për gratë dhe fëmijët në nevojë
• Asistencë juridike për gratë dhe fëmijët në nevojë
• Asistencë psiko-sociale për gratë dhe fëmijët në nevojë
• Asistencë ekonomike për familjet në nevojë
• Shërbimi i hapur i këshillimit
• Arsimimi jo-formal
• Integrimi në shkollë i fëmijëve në situatë rruge.

Nga  këto shërbime kanë përfituar gratë, fëmijët dhe familjet e ardhura nga zonat rurale, komuniteti Rom & Egjiptian, fëmijët dhe gratë me probleme dhune në familje, risk trafikimi etj.

Aktivitete social-integruese për fëmijët, të rinjtë, gratë dhe vajzat me probleme sociale:

• Ludotekë për fëmijë
• Aktivitetet komunitare
• Kampe Verore
• Grupi i nënave
• Panaire dhe ekspozita të ndryshme.

Asistencë, orientim dhe integrim drejt autonomisë duke zhvilluar aftësitë dhe duke mbështetur iniciativa të lira për punësim dhe vetëpunësim:

• Trajnime të ndryshme profesionale për gratë me probleme të rënda ekonomike e sociale
• Trajnime të ndryshme profesionale për vajzat dhe djemtë që kanë dalë nga strukturat e institucionit ose janë në proçes daljeje për të zhvilluar iniciativa të lira për punësim dhe vetëpunësim duke i ndihmuar drejt autonomisë
• Hapja e ekspozitave me punime dekorative dhe punë dore nga gratë dhe të rinjtë të përfshirë në trajnimet tona
• Punësimi i grave, vajzave dhe djemve nëpërmjet referimit të tyre në sipërmarrjet private apo agjensitë e punësimit
• Inkurajim dhe asistencë ndaj grave, të rinjve jetimë, të rinjve Romë e Egjiptianë dhe të rinjve me probleme të rënda sociale, për të zhvilluar iniciativa të lira drejt punësimit dhe vetëpunësimit.

Puna me mediat:

• Konferenca shtypi në TV lokale dhe kombëtare
• Intervista në radio dhe TV lokale, kombëtare e ndërkombetare
• Programe e biseda në studio në Radio e TV lokale dhe kombëtare
• Spote TV, etj.

Fushata edukuese sensibilizuese:

• Në emër të jetës, në emër të dashurisë, ne nënat që krijojmë jetë, thërrasim: Ndal Gjakmarrja!
• Ne japim një mundësi PAJTIMI.
• Zogjtë e Paqes në një Botë të Lirë
• Jo gjakmarrjes, po paqes, po jetës!
• Fuqizimi politik i gruas
• Gratë mund t’ia arrijnë!
• Mos bjer në kurth (Lidhur me trafikimin e vajzave, grave dhe të miturve)
• Thuaji JO trafikimit (Sensibilizimin e fëmijëve dhe të rinjve romë dhe atyre të ardhur nga zonat rurale, si shtresat më të ekspozuara ndaj këtij fenomeni) etj...


METODOLOGJIA >>